Një samit mes krerëve të BE-së dhe liderëve të Ballkanit Perëndimor do të mbahet sot dhe nesër në Bruksel.
Radio Evropa e Lirë paralajmëron shuajren e shpresave për Kosovën për ta marrë liberalizimin e vizave dhe jep një afat të ri për këtë çështje.
Javën e kaluar, Komisioni Evropian rekomandoi që Ukrainës dhe Moldavisë t’u jepet statusi i kandidatit për në Bashkimin Evropian, ndërsa Gjeorgjia duhet të plotësojë një sërë kushtesh përpara se të merret në konsideratë pët statusin e kandidatit.
Në një samit në Bruksel më 23-24 qershor, liderët e të 27 shteteve të BE-së do të shqyrtojnë të tri kërkesat për statusin e kandidatit.Por, përveç atyre zhvillimeve të mundshme, ka zhvillime të tjera kryesore që ia vlen të shikohen nga afër.
Statusi i miratuar i kandidatit për Ukrainën, Moldavinë… por jo për GjeorgjinëTë gjitha indikacionet sugjerojnë se udhëheqësit e BE-së do të miratojnë rekomandimet e përcaktuara nga Komisioni Evropian javën e kaluar.
Kjo do të thotë se Ukraina dhe Moldavia do të marrin statusin e kandidatit në mbrëmjen e 23 qershorit, por duhet të përmbushin një sërë kushtesh për të avancuar më tej në rrugët e tyre përkatëse të pranimit.Gjeorgjia, nga ana tjetër, së pari do të përballet me një sërë kushtesh përpara se vendi të arrijë statusin e kandidatit.
Ndoshta, megjithatë, pjesa më interesante në draftin e fundit të samitit të BE-së të parë nga Radio Evropa e Lirë është një fjali në lidhje me Ukrainën dhe Moldavinë që thotë: “Këshilli [Evropian] do të vendosë për hapat e mëtejshëm pasi të plotësohen plotësisht të gjitha këto kushte.
”A do të thotë kjo se Ukraina dhe Moldavia do të jenë gati për të hapur bisedimet e pranimit pasi të plotësohen këto kushte? Apo do të thotë se do të vendosen edhe më shumë kushte përpara çdo hapi të mëtejmë?
Kjo do të ishte hera e parë që BE-ja do të jepte statusin e kandidatit, por gjithashtu do t’i bashkëngjiste kushte, kështu që Ukraina dhe Moldavia do të ishin në një territor shumë të paeksploruar.
Përsëri zhgënjim i mundshëm për Ballkanin Perëndimor
Derisa liderët e BE-së ka të ngjarë të ndërmarrin hapin historik për të treguar se Ukraina, Moldavia dhe Gjeorgjia një ditë do të jenë pjesë e bllokut, ata që shpresojnë në të ardhmen Ballkanit Perëndimor në BE, mund të përballen me një samit tjetër zhgënjyes.
Udhëheqësit nga Shqipëria, Bosnje-Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia pritet të jenë të gjithë në Bruksel për të takuar homologët e tyre të BE-së më 23 qershor për një takim të Ballkanit Perëndimor para samitit më të madh.
Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Shqipëria, Serbia dhe Turqia janë të gjitha vende kandidate zyrtare për t’u anëtarësuar në BE, megjithatë Bosnja dhe Kosova janë vetëm vende kandidate potenciale.
Më 21 qershor, kryeministri shqiptar, Edi Rama, pyeti nëse do të kishte kuptim që ata të paraqiteshin, nëse takimi rezulton në një tjetër “jo”, pas tubimeve të ngjashme ku Brukseli nuk ia ndau asnjë lajm të mirë.






