Një aksident i ka ndodhur sot eskortës së Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK) në magjistralen Prishtinë – Mitrovicë.
Aksidenti saktësisht ka ndodhur në fshatin Milloshevë, Komuna e Obiliqit, afër Hotelit ‘Amazona’.
Aksidentin e ka pësuar eskorta e FSK-së dhe nuk ka pasur palë të tjera të përfshira në këtë rast.
Deri tani nuk kemi ndonjë sqarim në lidhje me rastin nga ana e FSK-së.
Nuk dihet se a ka të lënduar nga ky aksident i cili në bazë të fotove shihet se ka vetëm dëme materiale. /Metro/