Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, në një konferencë për media njoftoi se sot rreth orës 14:00 në lagjen Kroi i Vitakut në Mitrovicë të Veriut është sulmuar një 14-vjeçar nga grupet kriminale.
“Sapo më njoftuan se rreth orës 14:00 një 14-vjeçar, banor i “Kroit të Vitakut”, është sulmuar nga grupet kriminale duke shkuar në lagjen ku po banon” – tha Sveçla.
Fëmija ka pësuar lëndime trupore dhe sipas Sveçlës është dërguar për tretman mjekësor.
Ai tha se Policia e Kosovës është duke u angazhuar për zbardhjen e këtij rasti.Ndërsa, për kriminelët ministri kishte një porosi.
“Kam porosi edhe për të gjithë ata kriminelë se ne do të shfrytëzojmë të gjitha kapacitet e nevojshme të Policisë së Kosovës që ata të identifikohen dhe sa më parë të sillen para drejtësisë” – tha ministri.