Çfarë interesi ka Serbia ta njoh pavarësinë e Kosovës?
Kjo është pyetja që i është bërë të Dërguarit të Posaçëm të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar nga mediumi serb N1.
Escobar ka thënë se Serbia e Kosova kanë perspektivë evropiane dhe të ardhme të përbashkët, prandaj ai ka kërkuar të harrohet narrativa “Kosova është Serbi”.
Sipas Escobar, në të ardhmen, Kosova dhe Serbia do të lidhen nëpërmjet marrëveshjeve të shumta dhe do të kenë marrëdhënie të mira.






