Lokale - eSIMy

Ish-kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje për deputete, Ermira Bytyçi, ka reaguar lidhur me debatet e fundit për inspektimet në industrinë e qumështit, duke u bërë thirrje qytetarëve që të mos bien pre e propagandës dhe duke theksuar se kontrollet shtetërore nuk janë kundër fermerëve, por në mbrojtje të tyre.

Sipas Bytyçit, sa më pak të përdoren qumështi pluhur dhe vaji i palmës si zëvendësim, aq më shumë rritet kërkesa për qumështin e prodhuar nga fermerët kosovarë. Ajo ka theksuar se nuk është mbyllur asnjë fabrikë, por është zhvilluar një inspektim i rregullt shtetëror, ku janë marrë mostra dhe janë zbatuar procedurat ligjore, ashtu siç ndodh në çdo shtet normal.

Bytyçi është shprehur se çdo fabrikë që punon sipas ligjit dhe respekton standardet nuk ka arsye t’u frikësohet kontrolleve, duke shtuar se inspektimet duhet të jenë të vazhdueshme për të pasqyruar gjendjen reale dhe jo atë të përgatitur vetëm për ditën e kontrollit.

Ajo ka vlerësuar se dëmi më i madh për fermerët nuk vjen nga kontrollet, por nga zëvendësimi i qumështit vendor me qumësht pluhur dhe vaj palme, duke nënvizuar se rritja e përdorimit të qumështit të prodhuar në Kosovë është mbështetja më e madhe që mund t’u jepet fermerëve.

Në reagimin e saj, ish-kandidatja e LVV-së ka ngritur edhe shqetësimin për vonesat e gjata në pagesat ndaj fermerëve, ndërsa, sipas saj, për mallrat e importuara pagesat kryhen paraprakisht. Ajo ka kërkuar që fermerët të paguhen me kohë dhe në mënyrë korrekte, duke theksuar se nuk mund të kërkohet prodhim cilësor nga ata që nuk respektohen.

Bytyçi ka deklaruar se mbështet fermerët, prodhimin vendor, rritjen e cilësisë dhe sigurisë ushqimore, si dhe zbatimin e ligjit në mënyrë të barabartë për të gjithë, pa përjashtime. Sipas saj, ndihmesa më e madhe për prodhimin vendor nuk është ulja e standardeve, por rritja e cilësisë.

Shkrimi i plotë:

Mos bini pre e propagandes.
Ky nuk eshte sulm ndaj fermerit. Perkundrazi.

Ky eshte nje vendim ne mbrojtje te fermerit, sepse sa me pak te perdoret qumeshti pluhur dhe vaji i palmes si zevendesim, aq me shume rritet kerkesa per qumeshtin e fermereve tane.

Nuk u mbyll asnje fabrike.
U zhvillua nje inspektim i rregullt shteteror, u moren mostra dhe u zbatuan procedurat ligjore, sic ndodh ne cdo shtet normal.

Nese nje fabrike punon sipas ligjit, respekton standardet dhe nuk mban lende qe nuk lejohen, nuk ka asnje arsye t’i frikesohet kontrollit. Perkundrazi, kontrollet duhet te jene te vazhdueshme, sepse pikerisht per kete ekzistojne institucionet.

Nese dikush eshte mesuar me kontrolle te paralajmeruara, ku ka kohe t’i rregulloje gjerat vetem per ate dite, ato kohe kane marre fund. Inspektimi behet per te pare gjendjen reale, jo ate qe pergaditet per inspektor.

Fermeri nuk demtohet nga kontrolli.
Fermeri demtohet kur qumeshti i tij zevendesohet me qumesht pluhur dhe vaj palme.

Sa me shume qumesht i vertete nga fermat tona, aq me pak zevendesime.
Sa me pak zevendesime, aq me shume kerkese per qumeshtin e fermerit kosovar.
Kjo eshte mbeshtetja me e madhe qe mund t’i behet fermerit 🌾🥛

Po ashtu, fermeret vazhdojne te perballen me vonesa te gjata ne pagesa, ndersa per mallrat e importuara pagesat kryhen avance.
Kjo duhet te ndryshoje.
Pagesat ndaj fermerit duhet te jene korrekte dhe ne kohe, sepse nuk mund te kerkojme prodhim cilesor nga ai qe nuk respektohet.

Jam me fermerin, me prodhimin vendor, me rritjen e cilesise dhe sigurise ushqimore, sepse jemi ajo cfare hame.
Jam per zbatimin e ligjit njesoj per te gjithe, jo me perjashtime per te fortit.

Ndihmesa me e madhe qe mund t’i bejme prodhimit vendor nuk eshte ulja e standardeve, por rritja e cilesise.

#blejshqip #bli390🇽🇰 #bli530🇦🇱