Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka hedhur poshtë kallëzimin penal të bërë ndaj gazetarit Ermal Panduri dhe ish-deputetit Enver Dugolli.
Kallëzimi penal ishte bërë pas një debati në emisionin Debat Plus, ku gjatë diskutimit ishte përmendur emri i Ajet Istogut dhe ishte rrëfyer një storie për torturat dhe maltretimet që ai kishte kryer gjatë kohës sa punonte për pushtetin serb.
Pas vendimit të Prokurorisë, gazetari Ermal Panduri ka reaguar në Facebook duke shkruar:
“Bijtë e UDB-ashëve marrin përgjigjen e merituar nga Prokuroria Speciale. Drejtësia nganjëherë vonon, por nuk harron. Përpjekjet për të heshtur zërin e së vërtetës dështojnë sa herë që përballen me faktet historike dhe me kujtesën e atyre që kanë vuajtur fort për lirinë e këtij vendi.”
 
                 
		
 





