Si pasojë e erërave te forta, është rrezuar një pemë-lis dhe si pasojë dyshohet se e ka zënë një punëtor të një autoservisi, njofton Policia.

Viktima është dërguar ne QKUK ku nga mjeku kujdestar është konstatuar se i njëjti është pa shenja jete.

Rasti ka ndodhur pasditen e djeshme në Prishtinë.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion.