Erëra e forta që kanë përcjellë gjatë gjithë ditës së shtunë kanë shkaktuar disa prishje të rrjetit energjetik, raporton Llapi.info.
Siç ka mësuar Llapi.info, si pasojë e këtyre prishjeve disa fshatra të Podujevës kanë mungesë të energjisë elektrike.
Në një komunikatë për medie, KEDS-i ka kërkuar mirëkuptim tek qytetarët, deri në sanimin e problemeve.
“Ne kërkojmë mirëkuptim nga konsumatorët deri në sanimin e dëmeve në rrjet dhe rikthimit të energjisë elektrike, sepse faktorët e jashtëm nuk mund t’i kontrollojmë. Ju apelojmë të keni kujdes të shtuar, dhe për çdo eventualitet në lidhje me rrjetin elektrik, kontaktoni kompaninë në linjën emergjente #1999 apo numrin zyrtar 0800 791 00”, thuhet pos tjerash./Llapi.info






