Erëra të fuqishme kanë përfshirë sot Podujevën.

Si pasojë e tyre, në disa lokacione ka edhe dëme të shkaktuara, sidomos në rrjetin energjetik.

Në pamjet që ka siguruar Llapi.info, shihen edhe shtylla të rrëzuara në tokë.

Një e tillë ka përfunduar krejtësisht e përmbysur në rrugën “Naim Kadriu” në qytet.

Pas dëmeve, në disa pjesë ka edhe mungesë të energjisë elektrike.

/Llapi.info