President i Turqisë, Rexhep Erdogan, ka reaguar pas tërmetit që ka ndodhur në zonën e Izmirit.

Ai ka thënë se janë duke bërë të pamundurën për të shpëtuar qytetarët e atjeshëm, njofton Klan Kosova.

“Me të gjitha mjetet e shtetit tonë, ne qëndrojmë pranë qytetarëve tanë të prekur nga tërmeti. Ne morëm masa për të filluar punën e nevojshme në rajon me të gjitha institucionet dhe ministrat tanë përkatës”, ka shkruar Erdogan në Twitter.