Një person i moshës 30 vjeçare ka humbur jetën në orët e para të ditës së sotme, pas plagosjes që ndodhi mbrëmë vonë në fshatin Surkish të Podujevës.
Burri Arian Selmani vdiq në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, pasi nuk kishte arritur t’ju mbijetonte plagëve nga arma e zjarrit. Në të njëjtin rast është plagosur edhe 23 vjeçari, E.S, i cili poashtu është dërguar në QKUK, njofton Klan Kosova.






