Një person ka lënduar veten sonte rreth orës 18:30 në Qendrën e Azilkërkuesve në Vranidoll të Prishtinës.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi. Krasniqi ka thënë se i dyshuari që është vetë-lënduar, ka sulmuar edhe pjesëtarët e Policisë së Kosovës dhe ekipen mjekësore.

“Në ora 18:25, policia është njoftuar se në Vranidoll, në vendin ku janë të strehuar emigrantët, një shtetas nga lindja e mesme, dyshohet se ka lënduar veten, më pas kur kanë shkuar ta trajtojnë rastin ka sulmuar policët dhe ekipen mjekësore. I lënduari (i dyshuar) është dërguar për trajtim mjekësor, më pas në konsultim me prokurorin kujdestar do të procedohet me rastin”, ka thënë ai./GazetaBlic