Kreu i fondacionit “Firdeus”, Elvis Naci, ka publikuar pamjet e fundit nga punimet që po bëhen në ndërtimin e lagjes në Podujevë, shkruan Llapi.info.

Kjo lagje e re po ndërtohet në periferi të qytetit nga bashkëpunimi i Komunës së Podujevës ime shoqatën “Shqiptarët për shqiptarët” për ndërtimin e shtëpive për familjet nevojtare.

Gurthemeli për ndërtimin e kësaj lagjeje ishte hedhur në tetor të vitit të kaluar, ku pjesëmarrës kishte qenë edhe kreu i fondacionit “Firdeus”, Elvis Naci./Llapi.info