5000 (5 mijë) euro është shuma që humanisti, Elvis Naçi, dhe fondacioni i tij “Firdeus”, i kanë dhuruar për shërimin e të riut nga Podujeva, Arlind Veseli, shkruan Llapi.info.

Kjo u bë e ditur nga këngëtari shqiptar, Arian Agushi – i njohur si Gold Ag.

Këto fjalë Gold Ag i tha në koncertin e sotëm në Podujevë.

”Mora një telefonatë nga Syla. Më tha fol me Elvisin (Naçin). Kur fola me të më tha se ai dhe fondacioni i tij do t’i dhurojnë 5 mijë euro për shërimin e Arlindit”, tha Gold Ag në Podujevë.

Koncerti i sotëm në stadiumin “Zahir Pajaziti”, mblodhi dhjetëra këngëtarë, ku të gjitha të hyrat nga ky koncert do të dhurohen për familjen Veseli – për shërimin e djalit të tyre, Arlindit.