Bedri Maçastena, personi i vetëm që i doli në ‘mejdan’ Shpejtim Bulliqi për të parin e Degës së Vetëvendosjes në Podujevë, është eliminuar nga gara.
Qendra e Lëvizjes Vetëvendosjes, në Llap kishte telefonuar Bedri Maçastenën mëngjesin e së premtes për t’i kumtuar lajmin se kandidatura e tij për të parin e partisë është pezulluar.
Kështu ka bërë të ditur në një prononcim për Gazetën Insajderi, vetë Maçastena, i cili edhe pse kishte kërkuar vendimin zyrtarë nga qendra, të njëjtit nuk ia kishin dërguar.
“Më kanë telefonuar sot në mëngjes nga qendra që do të më eliminojnë nga gara, por vendimin e pezullimit të kandidaturës nuk ma kanë dërguar edhe pse ju kërkova që ta kem zyrtare. Më thanë hajde shikoje se nuk ta dërgojmë”, tha ai.
Në muajin gusht, Maçastena kishte konfirmuar se do të jetë kundër kandidat i Bulliqit, për kryetar të degës së Vetëvendosjes në Podujevë.






