Elhame Kutllovci është emëruar në krye të Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Podujevës, raporton Llapi.info.
Emërimi i tij është bërë dje nga kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, i cili ka bërë publikë emrat e drejtorëve në një konferencë për medie.
Kutllovci është master e Fakultetit të Arteve, drejtimi Teatri Eksperimental. Me profesion është regjisore.
Kreu i komunës, Shpejtim Bulliqi në një konferencë për medie, duke prezantuar drejtorët, ka thënë se nën qeverisjen e tij do të ketë transparencë e llogaridhënie.
“Synimi ynë është të kthejmë besimin e qytetarëve në institucione. Do të qeverisim me dije, guxim dhe pa arrogancë. Do të bashkëpunojmë me partitë opozitare. Do të jemi afër atyre që kanë më së shumti nevojë. Do të qeverisim pa e diskriminuar askënd. Në ekzekutivin tim kam kuadrin e ri e profesionale. Ashtu siç jam zotuar në fushatën zgjedhore që gratë dhe të rinjtë do të kenë hapësirën e nevojshme për të dëshmuar vetën në ekzekutiv, ashtu edhe kam vepruar”, ka thënë Bulliqi./Llapi.info






