Ish-prokurori Special për hetimin e listave të rreme të veteranëve të UÇK-së, Elez Blakaj, ka akuzuar zëvendësministrin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Agim Çeku, se duke qenë kryetar i Komisionit për Verifikim dhe Njohje të Veteranëve të UÇK-së ka bërë shkelje ligjore gjatë verifikimit.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Blakaj ka akuzuar Çekun se tash e 20 vite i kanë trajtuar në mënyrë të turpshme ushtarët e UÇK-së.
“Çeku ka bërë shkelje ligjesh e rregullash gjatë këtij verifikimi dhe nuk janë respektuar kriteret ligjore por kryesisht ato të njohjes dhe afërsisë familjare ose politike”, ka thënë Blakaj.
“Si ushtark profesional, po ua rikujtoj, se një proces i verifikimit shtetëror per verifikim dhe njohje të statusit të veteranit të UÇK-s, I CILI ËSHTË ZHVILLUAR NGA NJERËZIT E NJEJTË NE KOMISION SHTETËRORË NE SHKALLËN E PARË DHE SHKALLËN E DYTË ( SIPAS ANKESAVE), nuk mund të quhët ndryshe, pos i kunderligjshem. Madje nuk ka jurist, teori e praktikë e rregullt juridike modern në botë, që cfardo procesi administrative apo gjyqësorë të thjeshtë e pranon si valid (të vlefshem), kur personat e njejtë i zhvillojnë procedurat në shkallën e parë dhe shkallën e dytë, siq keni berë ju si Komision Shtetërorë”, ka shkruar Blakaj.
Ish shefi i UÇK-së, Agim Çeku në një intervistë për Rubikon të KTV-së, ka folur për intervistën që kishte pasur me prokurorin Elez Blakaj.
Çeku, ndaj të cilit ka aktakuzë për çështjen e fryrjes së listave të veteranëve, ka thënë se i kishte ofruar atij të gjitha skemat organizative të UÇK-së, në mënyrë që t’i ndihmojë atij për ta kuptuar çështjen.
Çeku kishte thënë se në cilësinë e dëshmitarit nuk u mor në pyetje nga prokurori Blakaj.
Reagimi i plotë i Blakajt
“Deklarime tendencioze dhe përpjekje të lodhta të zv. Ministrit Çeku që përmes etiketimeve te pabaza ta fshehë përgjegjësinë e tij të cilën e kishte si kryetar i Komisionit për Verifikim dhe Njohje të Statusit të Veteraneve të UÇK-së.
Sinqerisht nuk ja vlen të shpenzohet kohë për t’ju përgjigjur akuzave të tilla, por për hir të të gjithë atyre të cilet kanë kontribuar dhe sakrifikuar, miqëve dhe te afermve të cilat kanë qenë, janë dhe gjithmonë do të mbesin pjesë e krenarisë se UÇK, ndjej obligim t’u përgjigjem këtyre akuzave, te cilat kanë tendencë të qartë për nderhyrje në drejtësi, DUKE E ETIKETUAR KËTË PROCES SI ANTI UÇK.
– Po ia rikujtoj zv. ministrit Çeku (meqe i thotë vetes ushtarak profesional) dhe të gjithë atyre të cilët kanë pas përgjegjesi institucionale, se lufta në Kosovë ka mbaruar që 20 vite dhe është e turpshme se si i keni trajtuar dhe po vazhdoni ti trajtoni ushtarët e UÇK-së, ne vecanti deshmorët.
– Për 4 vite me rresht, si ushtarak, keni pas mundesinë edhe zyrtarisht (edhe pse të vonuar) që në cilësinë e Kryetarit të Komisionit për Verifikim dhe Njohje ta Veteraneve të UÇK-së përfundoni një proces shumë të rendesishëm PËR TË GJITHA KATEGORITË E VETERANEVE TË UÇK-së, fatkeqsisht nuk keni arritur ta përfundoni.
– Vendimet tuaja (si ushtarak profesional) së bashku me komisionin shtetëror për Verifikim dhe Njohje, I PARI I KENI SHKEL JU.
– Si ushtarak profesional, i keni shkel ligjet dhe rregullat për verifikim dhe njohje te veteraneve te UÇK-së te cilat edhe vet si Komision Shteteror i keni hartuar, e madje po ua rikujtoj se ju vet si Komision Shtetëror e keni berë kategorizimin e veteraneve: Invalid i luftës se UÇK-së, Veteran luftëtar i UÇK-së, I Internuar i UÇK-së, Pjestar i UÇK-së, Pjesmarrës i luftës dhe Ushtar i zhdukur ( I pagjetur) i UÇK-së, POR GJATË PROCESIT TE VERIFIKIMIT DHE NJOHJES I KENI MYLLUR QËLLIMISHT SYTË edhe pse keni qenë shumë mirë të informuar se çka po ndodhë në realitet.
– Se sa keni qenë të njoftuar për atë se cka po ndodhë me verifikimin dhe sa po respektohën kriteret ligjore dhe çfarë vendimesh keni mare, e tregojnë më se miri audio-inçizimet në mledhjet e Komisionit (të cilat shpresoj se edhe publiku do ketë mundesi ti degjoj gjatë procesit gjyqësor publik).
– Si ushtark profesional, po ua rikujtoj, se një proces i verifikimit shtetëror per verifikim dhe njohje të statusit të veteranit të UÇK-s, I CILI ËSHTË ZHVILLUAR NGA NJERËZIT E NJEJTË NE KOMISION SHTETËROR NE SHKALLËN E PARË DHE SHKALLËN E DYTË ( SIPAS ANKESAVE), nuk mund të quhet ndryshe, pos i kundërligjshem. Madje nuk ka jurist, teori e praktikë e rregullt juridike modern në botë, që çfarëdo procesi administrativ apo gjyqësor të thjeshtë e pranon si valid (të vlefshem), kur personat e njejtë i zhvillojnë procedurat në shkallën e parë dhe shkallën e dytë, siq keni bërë ju si Komision Shtetëror.
– Andaj janë të gjitha këto veprime të cilat ia ka kanë ngulë gozhdën UÇK- së. Përndryshe, kurrë asnjeherë, askush, bash askush nuk mundet ta mohoj mundin, angazhimin, sakrificën e djemve dhe vajzave tona qe sot ta kemi Kosovën. U thua…… cfarë do të thonin ata djem dhe vajza të cilët kanë rënë për këtë Kosovë SOT, nese do të mund të flisnin, sepse familjarët e dëshmorve po e shofim se cfarë po flasin dhe cfarë po thonë!
“Përjetsisht u përkulemi dhe i nderojmë të gjitha ata të cilët kanë rënë për lirinë e Kosovës”
Me respekt Elezi” (sic.), ka shkruar Blakaj.