El Clasico përsëri do të presë disa nga futbollistët më të mirë nga e gjithë bota, këtë herë duke ardhur vetëm një muaj para fillimit të Kupës së Botës 2018, ku Barcelona dhe Real Madrid do të përfaqësohen me 32 lojtarë së bashku.

Mbi 30 lojtarë janë pothuajse të sigurt se do të udhëtojnë në Rusi me skuadrat e tyre kombëtare, ndërsa disa të tjerë gjithashtu do të bashkohen me ta si Sergi Roberto, i cili është në dyshim për trajnerin e Spanjës, Julen Lopetegui, me El Clasicon si një mundësi të madhe për të bërë këtë.

Për momentin, ka 32 lojtarë të Kupës së Botës që do të marrin pjesë në El Clasico, me 17 që vijnë nga Barcelona nga 10 vende (Spanja, Franca, Portugalia, Gjermania, Kroacia, Brazili, Argjentina, Uruguai, Kolumbia dhe Belgjika).

Real Madridi, do të ketë 15 përfaqësues nga tetë vende (Spanja, Franca, Portugalia, Gjermania, Kroacia, Brazili, Kosta Rika dhe Maroku).

Do të ishte shumë e vështirë që mos të jetë asnjë lojtarë nga këto dy skuadra në finalen e Moskës më 15 korrik.

El Clasicot gjithmonë kanë sjell shumë emocione.. (Getty Images)

Spanja do të përbëjë ekipin më të përfaqësuar kombëtar me 10 lojtarë, ndërsa Brazili dhe Franca kanë katër secila dhe Kroacia mburret me tre futbollistë.

Siç është rasti çdo sezon, El Clasico do të kapë vëmendjen e tifozëve anembanë botës edhe pse titulli i ligës është siguruar tashmë për vendasit e Barcelonës.

Rreth 500 milionë njerëz nga 192 vende pritet ta shikojnë El Clasicon, me më shumë se 30 kamera ultra-HD që do të lejojnë që loja të shihet si kurrë më parë. /Telegrafi