Lokale - eSIMy

Eksperti i energjisë, Lulzim Syla, ka bërë të ditur se në bazë të informacioneve që ai ka, Qeveria e Kosovës është duke punuar në skenarë alternativë të cilët e parandalojnë rrezikun për të pasur probleme me furnizim me energji elektrike gjatë muajve të dimrit.

Syla, gjithashtu tha se qeveria duhet të ndërmarrë masa me qëllim të parandalimit të një krize energjetike.

“Duke u bazuar fillimisht në modelin që duhet ndërmerren masa për të kursyer energjinë, pastaj mundësia për të blerë energji me kohë dhe alternativa të tjera për të rritur burime të brendshme të energjisë së ripërtrishme”, është shprehur Syla në “Info Magazine” në Klan Kosova.

Ai tha se një nga skenarët që do të mund të ndikonte më shpejt është që qeveria të bëjë një hulumtim të produkteve se çka përdorin qytetarët për ngrohje.