70 AZILKERKUES KTHEHEN NE SHQIPERI - 70 azilkerkues te kthyher nga Gjermania ne aeroportin "Nene Tereza", ne kuader te aksionit te ndermarre nga institucionet gjermane per kthimin e pershpejtuar ne atdhe te azilkerkuesve shqiptare./r/n/r/n70 ASYLUM SEEKERS GOT BACK FROM GERMANY - 70 asylum-seeker got back from Germany at the airport "Mother Teresa", in the context of action taken by German institutions to accelerate the return of Albanian asylum seekers at homeland.

Që numri i banorëve në Shqipëri po pakësohet me shpejtësi, ky nuk është një lajm i ri.

Madje disa ekspertë ndërkombëtarë kanë paralajmëruar politikën në vend se me këtë ritëm, do vijë një ditë kur nuk do kenë kë të drejtojnë pasi shqiptarët do kenë ikur ose do kenë vdekur.

Por sa e zymtë është prognoza? Aq e frikshme sa nuk bëhet më.

Një raport i publikuar nga ekspertët e OKB, sipas portalit Watson, tregon prognozën e popullsisë së botës deri në vitin 2100.

Deri në këtë vit, në botë do jetojnë 10.8 miliardë njerëz. Gjysma e tyre do jetojnë në dhjetë vende, mes tyre në Kinë dhe Indi. Madje kjo e fundit do të tejkalojë Kinën për numër banorësh, transmeton mapo.al.

Ndër shtetet që do të shtohen më shumë në numër banorësh deri në vitin 2100, rekordin e mban Nigeri, me 608 përqind. Më pas vjen Angola, Tanzania, Somalia e Zambia.

Kurse tek shtetet që do të mpaken më shumë, rekordin e mban Shqipëria. Numri i banorëve në vendin tonë deri në vitin 2100 do të ulet me plot 62.2 përqind. “Në vend të 2.9 milionë banorëve që jetojnë sot, deri në vitin 2100 do mbeten 1 milion banorë, një rënie me dy të tretat,” shkruan agjencia Watson.

Pas Shqipërisë vjen Porto Riko, Serbia, Bosnja, Moldavia, Bullgaria dhe Kroacia.