Lokale - eSIMy

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), dega në Podujevë, sot ka mbajtur mbledhje të partisë, me ç’rast janë diskutuar disa pika të rendit, raporton Llapi.info.

Burime të sigurta të Llapi.info, brenda kësaj partie, bëjnë të ditura se pikë kryesore në këtë mbledhja ka qenë rishikimi i marrëveshjes së koalicionit të arritur mes LDK-së dhe AAK-së, pasi këta të fundit janë tradhtuar nga partia që udhëheq me POdujevën tash e 20 vite.

“Kemi mbajtur sonte mbledhje të AAK-së, ku u diskutuan 3 pikë të rendit, e kryesorja ishte rishikimi i marrëveshjes me LDK-në. Kjo, nuk u zbatua edhe pas tetë muajve kjo marrëveshjeve. Me të gjitha votat e pranishme (14), u vendos që në një afat të shkurt të rishikohet marrëveshja, e që me gjasë një gjë e tillë pritet të ndodhë javën tjetër”, ka thënë një burim brenda këtij takimi.

Në anën tjetër, më 10 mars të këtij viti, partia e Ramush Haradinajt pati nënshkruar marrëveshje për të mbështetur kandidatin e LDK-së për kryetar të Komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari.

“Vizitova sot Degën e AAK-së në Podujevë, ku diskutuam për ciklin e brendshëm zgjedhor nëpër të cilin po kalon Aleanca, si dhe për situatën e përgjithshme politike në vend. Jemi të vendosur që të realizojmë reformat e nevojshme brendapartiake, ndërkohë që po luajmë rol konstruktiv në politikbërjen nacionale që shteti ynë të mos rrëshqasë në situata të dëmshme për qytetarët!

Në këtë takim me strukturat e AAK-së në Podujevë u mor vendim që Aleanca ta përkrahë kandidatin e LDK-së për kryetar, profesor Nexhmi Rudari”, pati thënë Haradinaj në muajin mars.

Përveç AAK-së, tashmë LDK-ja ka bërë koalicion edhe me Ballin Kombëtar dhe Partinë e Drejtësisë./Llapi.info