Më herët u raportua për arrestimin e tetë të miturve në Podujevë pas një përplasjeje fizike që kishte rezultuar me lëndime të lehta trupore. Por, sipas të dhënave të fundit nga burimet tona, numri i të miturve të përfshirë është rritur në nëntë.
Burime nga terreni bëjnë me dije se të gjithë të miturit janë intervistuar në prani të prindit, përfaqësuesit të Qendrës për Punë Sociale dhe avokatit mbrojtës, ashtu siç parashihet me ligj.
Hetimet po vazhdojnë, ndërsa dy nga të miturit po hetohen për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Policia dhe Prokuroria janë duke punuar për të sqaruar tërësisht rrethanat dhe përgjegjësitë e secilit të përfshirë në incident.