Lidhja Demokratike e Kosovës, dega në Podujevë, ka shënuar sot 33-vjetorin e themelimit, shkruan Llapi.info.

Në këtë ditë, në një tubim të mbajtur nga strukturat e kësaj partie në Llap, mori pjesë edhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Në një postim në Facebook, kryetari i kësaj partie në Llap, Ekrem Hyseni, ka thënë se Podujeva, sipas tij, frymon LDK.

Postimi i tij:

Podujeva e Llapi frymojnë LDK.

Sot Lidhja Demokratike e Kosovës festoi 33 vjet histori politike në Llap.

Një parti që për 33 vjet ka ndërtuar dhe ka ruajtur vlerat shqiptare e morale, institucionale e kombëtare.

Falënderoj Kryetarin @Lumir Abdixhiku që na nderoi me pjesëmarrje.

Falënderoj nënkryetarët, anëtarët e Kryesisë, kryetarët e nëndegëve dhe anëtarët e LDK-së që iu përgjigjën ftesës për ta bërë këtë event madhështor, ashtu siç e meriton shtëpia jonë e madhe politike.

Falënderoj bashkëpunëtorët e mi të ngushtë për punën e zellshme dhe të palodhshme.

Unë do të vazhdojë të bartë me nder por edhe me përgjegjësinë më të lartë trashëgiminë politike të LDK-së në Llap dhe nuk do të kursej asgjë për shtrirjen e Lidhjes Demokratike të Kosovës në çdo cep të Llapit dhe Kosovës.