Kryetari i Degës së Lidhjes Demokratike, në Podujevë, Ekrem Hyseni, u ka uruar besimtarët muslimanë, me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit, raporton Llapi.info.
Hyseni tha se Ramazani është muaj në të cilin promovohen vlerat njerëzore ku përmes agjërimit si shprehje e lartësimit shpirtëror ndaj krijuesit, synohet shpërblimi i tij!
Shkrimi i plotë nga Ekrem Hyseni:
Me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, uroj të gjithë qytetarët e besimit islam🌙
Për agjeruesit, uroj agjërim të lehtë e të pranuar te i madhi Zot 🤲
Ramazani është muaj në të cilin promovohen vlerat njerëzore ku përmes agjërimit si shprehje e lartësimit shpirtëror ndaj krijuesit, synohet shpërblimi i tij!
Uroj gjitjashtu që ky Ramazan të shërbej për rritje të solidaritetit mes njerëzve dhe përkushtimit për punë dhe vepra të dobishme!
Me respekt:
Ekrem Hyseni






