Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka takuar strukturat e partisë që drejton në Podujevë dhe qytetarët llapjanë në një nga restorantet e këtij qyteti, shkruan Llapi.info.

Në pritje të tij, doli kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Podujevë, Ekrem Hyseni.

Ky i fundit u nda i kënaqur që LDK-ja e nisi pikërisht në Podujevë takimet me qytetarët nën moton “LDK ju dëgjon”.

“Jam i lumtur që ka zgjedh Podujevën me fillu, pasi në Podujevë gjithherë kanë filluar proceset e mëdha, proceset e fitoreve të mëdha”, ka thënë Hyseni.

Në anën tjetër, Lumir Abdixhiku s’i kurseu nga kritikat për Qeverinë e Kosovës. Ai tha se kjo qeveri, sipas tij, ka dështuar në të gjitha aspektet.

Abixhiku ka deklaruar se Qeveria Kurti “ka vetëm fjalë, asnjë veprim”./Llapi.info