Lokale - eSIMy

Lëvizja Vetëvendosje me kandidatin e saj, Shpejtim Bulliqi ka fituar në balotazhin e djeshëm kundër kandidatit të LDK-së, Ekrem Hysenit, shkruan Llapi.info.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet preliminare ku tashmë janë numëruar 100 për qind të votave, sipas të cilave kryetari aktual, Shpejtim Bulliqi ka fituar 51.84 për qind të votave, apo saktësisht 20 mijë e 282 vota.

Në anën tjetër, Ekrem Hyseni nga LDK-ja ka marrë 48.16 për qind ose 18.845 vota.

Por, nga sa vota i morën kandidatët për kryetar të kësaj komune në fshatin e tyre të lindjes?

Në fshatin e lindjes së kandidatit të LDK-së, në Batllavë, Ekrem Hyseni, mori 730 vota, kurse Shpejtim Bulliqi 589 vota. Për çudi, diferenca është vetëm 141 vota.

Kurse, në fshatin e lindjes së kryetarit të zgjedhur, Shpejtim Bulliqit, në Llugë, ka fituar bindshëm Vetëvendosje kundrejt LDK-së.

Bulliqi në fshatin Llugë ka marr 461 vota, kurse LDK me Ekrem Hysenin 152 sosh./Llapi.info