Organizata Jo Qeveritare “Ekovizion” ka bërë sot nënshkrimin e momerandumit mjedisor i cili përmban 8 pika kryesore me kandidatët për kryetar të komunës së Podujevës, transmeton Llapi.info.

“Ekovizion” këtë e ka bërë publike përmes një postimi në faqen zyrtare Facebook ku ka shkruar se “përmbajtja e këtij memorandumi erdhi si rrjedhojë e hulumtimit të opinionit në komunën e Podujevës ku pjesë e këtij hulumtimi ishin 300 respodentë, 5 takimeve që janë zhvilluar me banorët e Podujevës neper lokalitete të ndryshme si dhe një punëtorie të organizuar me organizatat e shoqërisë civile.”

Sipas kësaj OJQ- je të gjithë kandidatët për kryetar të komunës së Podujevës janë zotuar për realizimin e këtyre projekteve:

“1. Hartimi i Planit Lokal për Veprim në Mjedis (2018-2022),
2. Funksionalizimi i sektorit të mjedisit brenda komunës,
3. Çdo vit fiskal komuna të realizoj projekte për vetëdijesim,
4. Të bëhet ndarja e mbeturinave (letër, alumin dhe plastikë) në kontejner të veçantë në të gjitha institucionet komunale (administratë, shkolla dhe objekte shëndetësorë),
5. Sistemi i grumbullimit të mbeturinave të shtrihet në të gjitha fshatrat deri në vitin 2021,
6. Në çdo vit të mbjellën drunjë dekorativ dhe të mirëmbahen,
7. Shënjimi i shtegut për biçikleta në rrugët e qytetit,
8. Ndërtimi i deponisë për materiale ndërtimore.”

Ky aktivitet u realizua në kuadër te projektit “Ambienti për të gjithë” i financuar ka zyra e BE-së në Kosovë i menaxhuar nga KCSF dhe i implemtuar nga Ekovizioni./Llapi.info