Ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando, është takuar me ekipin mjekësor ushtarak nga Italia që do t’i këshillojë autoritetet e Kosovës në luftimin e pandemisë së koronavirusit gjatë dy muajve të ardhshëm.

“Dje i kam uruar mirëseardhje ekipit ushtarak mjekësor nga Italia që do t’i këshillojë autoritetet e Kosovës për reagimin ndaj koronavirusit gjatë dy muajve të ardhshëm. Puna me partnerët lokal ka filluar tashmë. Jam krenar me partneritetin tonë!” – ka shkruar Orlando në Twitter.