Lokale - eSIMy

Nesër, ekipi i ekspertëve epidemiologjikë dhe mjekësorë nga instituti gjerman i shëndetit publik “Robert Koch” do të vijë në Kosovë.

Ky ekip do të qëndrojë për dy javë në Kosovë, për të ofruar ndihmë në lidhje me nevojat COVID-19, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë së Kosovës në një komunikatë.

Me këtë rast, në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës do të mbahet ceremonia e pritjes së tyre, nesër nga ora 10:00.

Misioni i ekspertëve, drejtohet nga dr. Andreas Jansen.