Ekspedita e Kosovës në boks ka marrë rrugë përsëri për në Serbi, por përsëri nuk i është lejuar hyrja e tyre.

Përfaqësuesja e Kosovës në boks nuk është lejuar as sot të futet në shtetin serb për të marrë pjesë në Kampionatin Botëror të Boksit.

Lajmin e ka konfirmuar zyrtari për media dhe informim i Komitetit Olimpik të Kosovës, Kushtrim Krasniqi.

“Ekipi i boksit të Kosovës nuk u lejua as sot të hyjë në Serbi, për Kampionatin Botëror të boksit që mbahet në Beograd”, ka shkruar Kasniqi në profilin e tij në Facebook.

Ekspedita e Kosova kishte tentuar të futet në Serbi edhe ditën e djeshme (E shtunë), por që në dy raste ishin penguar nga policia serbe.

Reagime të shumta ka pasur nga të gjitha anët, duke filluar nga Federata Botërore e Boksit, Qeveria e Kosovës, por që shteti serb nuk ka ndërruar qëndrimet.