Derisa Gjimnazi “Aleksandër Xhuvani”, në Podujevë, feston sot 60 vjetorin e themelimit, nuk ka si mos të kujtohet ish-drejtori i saj, Ejup Shala, raporton Llapi.info.
Ejup Shala, lindi më 19 prill 1951 në fshatin Kunushec të komunës së Podujevës. Mësimet e para i mori në fshatin Siboc , pastaj ciklin e lartë të fillores e vazhdon në Lluzhan, ndërsa gjimnazin në Podujevë. Në gjimnaz hasi edhe në pengesat e para nga profesorët serb që “arsimonin” shqiptarët. I shquar për motive liridashëse dhe perspektivë transparente ai bie në sy tek profesorët serb, ku profesori i muzikës ia humb vitin kinse nuk po ditka të këndoj serbisht.
– Pas gjimnazit, u rreket studimeve në fakultetin e Letërsisë dhe Gjuhës Shqipe, ku i përfundon më 1979 me sukses shumë të lartë . Pak para se të diplomonte pranohet si arsimtar i gjuhës shqipe në fshatin Gllamnik ku pas një viti kalon në gjimnazin e Podujevës, si profesor i diplomuar i Gjuhës Shqipe.
– Aty fillon të ligjërojë ato që i kishte studiuar dhe me dashurinë ndaj atdheut dhe oratorinë arrin t’i përvetësoj nxënësit dhe u mbjellë atyre në kokë e trup farën e Atdhedashurisë e lirisë. Përderisa pushtetit të kohës nuk i pëlqente fare puna e zellshme e tij, filloi të ndiqte pas. Ai ishte njëri ndër organizatorët e shumë demonstratave të vitit 1981.
Marsi i vitit 1981, njihet si bumerang, demonstrata në gjithë Kosovën, vlime të shumta, rinia zgjohej ndërsa pushteti i kohës vështronte me kujdes që të gjejë ata që po i nxisnin.
Më 28 Prill ’81 UDB-ja rrethon shtëpinë –kullë të prof. Ejupit për ta marr atë bashkë me të vëllanë e madh, Ukshinin. Këtu fillojnë edhe bredhjet e tij nëpër burgjet e pushtuesit duke u shoqëruar me plotë tortura e vuajtje. Pas burgut të Prishtinës dërgohet në burgun e Mitrovicës, e Zenicës dhe të Sarajevës.
– Pas përfundimi të burgut ai mbetet i pa punë deri në vitin 1992 ku kthehet përsëri si profesor i Gjuhës Shqipe në gjimnazin “8 Nëntori”-“Aleksandër Xhuvani”. Ku më 1996 emërohet drejtor i votuar njëzëri nga të pranishmit. Në këtë post e gjënë edhe lufta. Gjatë kësaj kohe Prof. Ejupi ishte duke banuar dhe ushtruar veprimtarinë e tij në qytetin e Podujevës. Pasi që sulmet e forcave serbe ndaj popullit shqiptarë gjithmonë e më shumë po rriteshin, të gjithë dolën nga shtëpitë duke u sorollatur nëpër rrugët e Kosovës dhe duke iu bindur pushtuesit pasi që nuk kishin zgjidhje tjetër.
– Prof. Ejupi u kthye në shtëpi ( 19 prill 1999 ) për të qëndruar në tokën e tij dhe në dheun shqiptar. Prof, Ejup Shala më 05. maj 1999 gjendet i vrarë nga çetnike dhe paramilitaret e njerëzit e UDB-së, Prof, Ejup Shala ndërroj jetë duke mbrojtur pragun e shtëpisë së tij dhe gjendet i vdekur në shtëpi.
Poeti Shala, gjithë jetën e tij ja kushtoj çështjes kombëtare shqiptare, ai u flijua në altarin e lirisë.





