Egzon Kryeziu i cili ishte aksidentuar në dhjetorin e vitit të kaluar, ka vdekur sot në një spital në Stamboll.
Këtë e kanë bërë të ditur familjarët e tij përmes rrjeteve sociale.
Kryeziu ishte aksidentuar më 29 dhjetor të vitit 2018, ndërkaq për shkak të lëndimeve të marra i ishte nënshtruar gjashtë herë intervenimit kirurgjik në kokë.
Babai i tij përmes Facebook-ut kishte njoftuar se Egzoni ishte në fazën e fundit të rehabilitimit.
“Ju njoftoj me pikëllim të thellë se djali jonë Egzon Kryeziu sot në Stamboll ndërroi jetë pas 9 muajsh luftimit me plagët të mara nga aksidenti i rëndë. I falënderojmë te gjithë të cilët kanë ndihmuar për tu shëruar”, ka shkruar babai i tij.