Lokale - eSIMy

Në çerdhen “Cambridge Kids” në Prishtinë dyshohet se një ditë më parë është ushtruar dhunë ndaj një fëmije të moshës 1 vjeç e gjysmë.

Prindi i fëmijës, Berat Gori, ka thënë për “Kohën Ditore” se pasi e ka parë në videoincizime se edukatorja T. G ka ushtruar dhunë ndaj djalit të tij, ai e ka paraqitur rastin në Polici dhe ka kërkuar sqarime nga udhëheqësit e institucionit parashkollor.

Zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti ka bërë të ditur se të hënën në stacionin policor Jugu në Prishtinë është iniciuar një rast “keqtrajtim i fëmijës”.

Sipas saj, në koordinim me prokurorinë përkatëse janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme policore.

Institucioni “Cambridge Kids”, nuk ka qenë i qasshëm në telefon. Ndërkaq, përmes një njoftimi, ky institucion ka bërë të ditur se punonjësja është përjashtuar nga puna ndërsa prindit i është kërkuar falje për rastin.

“Menaxhmenti i kopshtit shpreh keqardhjen dhe indinjatën më të thellë për sjelljen e edukatores në fjalë. Sigurojmë prindin në fjalë dhe të gjithë Juve se sjellje të tilla nuk do të tolerohen asnjëherë në kopshtin tonë. Ky incident na ka goditur më së shumti neve por jemi të përkushtuar me gjithë qenien tonë që të procedojmë dhe me masa të tjera ligjore deri në zbardhjen e rastit dhe marrjen e dënimit meritor për personin e papërgjegjshëm që nuk qëndroj në krye të detyrës edhe përkundër investimit të lartë profesional që Cambridge ka bërë për gjithë stafin, në veçanti edhe për tashmë ish edukatoren”, thuhet në njoftimin e tyre.

Pershendetje te gjitheve! Doja t'ju informoja për abuzimin e fëmijëve në kopshtin e fëmijëve "Kembrixh", nëse dikush ka dërguar ose po mendonte të dërgonte fëmijët e tyre atje. Më poshtë video është se fëmija im është rrahur nga dado, sepse ai nuk dëshiron të ulet në karrocë.Ju lutem ndajeni këtë video, në mënyrë që njerëzit të jenë të vetëdijshëm për atë që ndodh atje !!!Emri i personit në fjalë është Teuta Gashi. Hello everyone! I wanted to inform you about child abuse in the "Cambridge kids" kindergarten, if anybody has sent or was thinking about sending their kids there. Below video is of my child being beaten by the nanny, because he does not want to sit in the trolley. Kindly share this video, so people are aware of what happens there!!!The name of the person in question is Teuta Gashi.

Gepostet von Nai La am Dienstag, 11. Februar 2020