“Edu Courses”, ka vazhduar me aktivitete në mbështetje të të rinjve nga Podujeva.
Kësaj radhe, ata kanë ndërmarrë një hap shumë domethënës për shumë të reja llapjane.
Kjo qendër e dijes ka vendosur të bëhet sponsor në klubit e volejbollit Llapi.
Kjo u bë e ditur në rrjetet sociale.
Kjo nuk është hera e parë që “Edu Courses” mbështet sportin dhe aktivitetet e të rinjve llapjanë.
Njoftimi i plotë:
Punojmë, kontribojmë dhe promovojmë komunitetin🌻
Sporti nuk është vetëm garë, është fryma e ekipit, ndjenja e fitores dhe e suksesit🏐⚽️
Edu angazhohet fuqishëm që për fëmijët dhe të rinjtë, sporti të mos mbetet vetëm brenda klubeve, por të bëhet stil jete🏋️
Në veçanti, përkrahim klubet dhe nismat që përfshijnë vajzat, duke u shndërruar në promotorë të thyerjes së barrierave🌻
Edu Courses punon në komunitet dhe për komunitetin – kontributi ndaj shoqërisë është vlera që na dallon🦉🦉