Pas tërmetit që goditi vendin e gjithë qeveria është e angazhuar në akomodimin e familjeve të prekura nga tragjedia e rëndë. Ditën e djeshme, kryeministri Rama shoqëroi disa nga anëtarët e familjes Lala, të cilët janë edhe më të dëmtuarit nga tërmeti.
I pranishëm gjatë akomodimit të familjes ishte edhe kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili gjatë gjithë këtyre ditëve ka qenë në terren për të parë nga afër dëmet e shkaktuara nga tërmeti, shkruan GSH.
Por, teksa ngjitnin shkallët e pallatit, Rama ka vënë re disa detaje të vogla, shkarravitjen e mureve. Këtu nisën edhe batutat mes tij dhe kryebashkiakut Veliaj. Kreu i qeverisë i kërkoi kryetarit që lyerja e mureve të bëhet sa më parë.
Sigurisht që Veliaj e mori përsipër menjëherë këtë punë, duke premtuar se kjo do të bëhet në kohë rekord.
Shikojeni videon e bisedës mes tyre.
Edi Rama: Po këto pse nuk i lyeni këto o Erion? Pse nuk i lyeni këto muret?
Erion Veliaj: Do i lyejmë, do i lyejmë kryetar. Po…
Erion Veliaj: Do keni gjithçka këtu se Kryeministri është prefeksionist shikon dhe gjërat e vogla.
Edi Rama: Ore ça kryeministri, do të lyeni shkallët nesër. Unë nesër do të dal në 5 e 30 nga shtëpia për në punë, ti do të dalësh në 4 e 30 do lyesh shkallën. Ti personalisht, ti.
Erion Veliaj: OK.