Komisioni për Arsim ka mbajtur takim me krerët e SBASHK-ut, ku u diskutua për çështjen e grevës.
Rrahman Jasharaj, me bashkëpunëtorët e tij, i arsyetuan kërkesat e tyre, për mosrealizimin e të cilave e akuzuan qeverinë.
Këta ritheksuan qëndrimin se janë të gatshëm për kompromis.
Kryegrevisti, ndër të tjera, theksoi se ndihet i rrezikuar dhe i pasigurt, si pasojë e mosdistancimit të deputetëve e ministrave nga linçimet që po i bëhen.
Megjithëse takimi zgjati afro tri orë, nga diskutimet nuk u nxorën propozime apo rekomandime se si të dilet nga greva.






