Një qytetar nga Komuna e Podujevës ka humbur jetën si pasojë e aksidentit tragjik që ndodhi sot në Kroaci, raporton Llapi.info.

Burime të Llapi.info mësojnë se viktima është Sevdail Rrustemi nga fshati Pakashticë e Komunës së Podujevës.

Siç ka mësuar Llapi.info, përveç tij, edhe tre llapjanë tjerë janë të lënduar nga po ky aksident, gjendja e të cilëve, siç kanë thënë edhe zyrtarë të shtetit kroat, nuk raportohet të jetë e rëndë.

Ndryshe, 10 veta humbën jetën dhe mbi 40 të tjerë mbetën të plagosur nga pasojat e një aksidenti në Kroaci.

Autoritetet thanë se autobusi nga Kosova doli nga autostrada ndërmjet Zagrebit dhe kufirit të Serbisë të dielën në mëngjes afër Slavonski Brodit./Llapi.info