Lokale - eSIMy

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar për 13 raste të vdekjeve nga COVID-19.

“Brenda 24 orëve janë raportuar 13 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, numri i viktimave ka arritur në Kosovë 480.

Nga rezultatet e fundit, janë konfirmuar edhe 99 raste të reja dhe 152 pacientë të shëruar.

“Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 24 raste, komuna Pejë 19 raste, komuna Gjilan 13 raste, komuna Podujevë 6 raste, komuna Prizren 6 raste, komuna Kaçanik 5 raste, komuna Viti 4 raste, komuna Ferizaj 3 raste, komuna Fushë Kosovë 3 raste, komuna Lipjan 3 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Vushtrri 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Dragash, Drenas, Graçanicë, Kamenicë, Klinë, Mitrovicë, Rahovec dhe Suharekë”, thuhet në njoftim./Llapi.info