Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë kanë vdekur 7 persona të cilët ishin të prekur me koronavirus.

Kështu bëri të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, përmes një njoftimi për media.

“Brenda 24 orëve janë raportuar 7 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Numri total i vdekjeve nga COVID-19 është 563. Gjithashtu IKSHPK ka thënë se 92 raste kanë rezultuar pozitive me coronavirus pas testimit të 457 mostrave të dyshimta.