Lokale - eSIMy

Podujeva, sikurse shumë pjesë tjera të Kosovës, ditëve të fundit është përballur me zjarre nëpër pyje, shkruan Llapi.info.

Një rast tjetër ndodhi edhe sot, ku në fshatin Katunishtë, siç thotë një lexues i Llapi.info, janë djegur 10 hektarë pyje.

Siç thotë lexuesi, këto pyje janë pronë private, teksa dyshohet se ndezja e zjarreve vazhdon të jetë e qëllimshme.

Llapi.info raportoi vetëm gjatë të dielës shumë raste të djegies së pyjeve.

Por, këto raste nuk kanë ndodhur vetëm në komunën tonë. Fshatrat përreth Prishtinës dhe disa qyteteve tjera janë përballur me djegie të pyjeve.

Video e realizuar sot në fshatin Katunishtë: