Lokale - eSIMy

Dikush vendosi që të mos e marr shumë me siklet djegien e objektit të qendrës tregtare ‘Viva Fresh’ në qytetin e Gjakovës.

Edhe pse ishte vetëm disa metra larg vendngjarjes, burri në fjalë vendosi të vazhdonte lojën e shahut që kishte nisur, e kësisoj të merret me hallet e veta.

Pa bërë fare panik, shihej teksa mblidhet figurat e shahut edhe pse ishte shumë afër zjarrit. Edhe pse shumë prej qytetarëve filluan vrapin për të ikur nga ky vend, dikush vendosi ta xhirojë veprimin e këtij qytetari, shkruan Indeksonline.

Ndryshe pasditen e sotme objekti i ‘Viva Fresh’u përfshi nga zjarri, por që për fat të mirë nuk pati viktima.

E gjeta njo qe i kqyr punt e veta ?

Publiée par Drita Sokoli sur Dimanche 10 mars 2019