Lokale - eSIMy

Kryetari i degës së PDK-së në Podujevë, njëherësh deputet i Kuvendit të Kosovës, Isak Shabani, të shtunën në mbrëmje në selinë e partisë në këtë qytet, ka organizuar takim me strukturat e partisë, anëtarë e simpatizantë të PDK-së.

Në këtë takim të pranishëm kanë qenë edhe deputetja nga radhët e PDK-së, Floretë Zejnullahu, dhe kryetari i Degës së PDK-së për Zvicër, Ragip Xhaka, i cili ka ardhur enkas për t’i takuar bashkëvendësit e tij llapjan dhe Ali Sheholli nga kryesia e degës në Zvicer.

“Së bashku me deputeten Floretë Zejnullahu ishim të nderuar me mundësinë për diskutime të hapura dhe këmbim të ideve, në prezencë të një pjesëmarrje të madhe!”