Një tjetër vjedhje e rëndë është regjistruar në Podujevë, raporton Llapi.info.

Në një shtëpi në rrugën “Ukshin Hoti”, hajnat kanë hyrë brenda në një shtëpi ku kanë kryer vjedhje të rëndë.  Rastin e konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

“Rr. Ukshin Hoti, Podujevë, 17-18.07.2022 – 19:30-00:55. Ankuesi mashkull  kosovar ka raportuar se përderisa nuk ka qenë në shtëpi i/të dyshuar deri më tani të pa njohur, me forcë kanë hyrë në shtëpinë e tij, ku kanë demoluar orenditë shtëpiake. Sipas ankuesit nga shtëpia i janë vjedhur  para të gatshme, stoli ari dhe një çantë. Njësitë relevante policore kanë dalur në vendin e ngjarjes. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e PK-së.

Duhet theksuar se një vjedhje e tillë ka ndodhur ditë më parë në një tjetër shtëpi./Llapi.info