Lokale - eSIMy

Edhe një rast me koronavirus është konfirmuar në Kosovë, transmeton Llapi.info.

Sipas njoftimit të IKSHPK-së, sot janë testuar 5 mostra të dyshimta për virusin SARS-CoV-2 dhe një prej tyre është pozitive.

Rasti është rast kontakti nga Komuna e Malishevës, fshati Llashkadrenoc i gjinisë mashkullore të moshës 67 vjeçare.

“Nga data 08.02.2020 deri me 20.03.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 345 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, gjithsej njëzet e dy raste kanë rezultuar pozitive. Në qendrën e thirrjeve deri më tash janë pranuar në total 3.006 thirrje, ndërsa vetëm në 24 orët e fundit janë pranuar 339 thirrje telefonike”, thuhet në njoftim./Llapi.info