Përmisimi i motit ka bërë që shumë banorë të Podujevës të ankohen për prezencën e gjarprinjëve dhe rrezikut që po i kanoset nga ta, shkruan Llapi.info.
Mbrëmë Llapi.info raportoi për një rast në Halabak, ku një banor tregoi për momentin e sikletshëm kur pa një gjarpër të madh në oborrin e tij.
Njësoj ka ndodhur edhe të hënën në fshatin Reçicë.
Një banor i këtij fshati ka dërguar pamje në Llapi.info, të një gjarpëri që ai e ka hasur në fshat.
Madhësia e tij, sikurse në Halabak, është e madhe, derisa banorët thonë se ndiejnë rrezik nga prezenca e tyre.






