Lokale - eSIMy

Tre persona kanë mbetur të lënduar nga një vetaksident që ka ndodhur në fshatin Mrasor të Rahovecit, mbrëmë rreth orës 20:00.

Dy nga të lënduarit janë duke u trajtuar në spitalin rajonal të Gjakovës, ndërsa njëri prej tyre është dërguar për trajtim në QKUK.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Nusret Xhurkaj, i cili tha se arsyeja e këtij aksidenti ka qenë mospërshtatja e kushteve të rrugës.

“Rreth orës 20:00 Veteaksident Fsh. Mrasor. Tre persona te lënduar. Dy prej tyre janë duke u trajtuar në spitalin rajonal -Gjakovë dhe një në QKUK. Arsyeja është Mospershtatja e kushteve te rrugës”, tha Xhurkaj.