Lokale - eSIMy

Me gjithë paralajmërimet e Komisionit Qendror zgjedhor se kanë hequr 70 mijë persona nga listat e votuesve, në Podujevë duket se këto lista nuk janë pastruar plotësisht.

Në dy qendra të votimit, ajo në Gjimnazin “Aleksandër Xhuvani” dhe në shkollën fillore “Naim Frashëri” janë parë persona që kanë vdekur shumë kohë më parë, raporton Koha Ditore.

Në Gjimnaz familjarët kanë parë persona që kanë vdekur në vitin 2001 e 2008, ndërsa në “Naim Frashëri” ka pasur të vdekur nga viti i kaluar.