Komisioni i Shkallës së Parë për Licencimin e Klubeve për garat e UEFA-së, pas takimeve të veta nga data 2 maj deri më sot, 10 maj, ka shqyrtuar dokumentacionin e 7 klubeve që kanë aplikuar për procesin e licencimit për garat e UEFA-s për edicionin 2019/2020, njofton Llapi.info
Përmes faqes zyrtare FFK-ja konfirmon se Komisioni ka marrë vendim që t’u japë licencat 7 klubeve kosovare.
Ato janë:
KF Feronikeli,
FC Prishtina,
FC Llapi
KF Drita,
KF Trepça 89
KF Ballkani dhe
KF Gjilani
Procesi i licencimit të klubeve për garat e UEFA-s për edicionin 2019/2020 ka filluar që nga 1 shkurti./Llapi.info