Deputetja e PDK-së njëherësh kryetarja e Komisionit për Integrime Evropiane, Blerta Deliu ka reaguar ndaj deklaratës së deputetes së Vetëvendosje, Fitore Pacolli e cila ka thënë se komisioni ka marrë ka marrë sinjale nga zyra e BE-së se sivjet nuk do të ketë liberalizim të vizave.

Deliu përmes një reagimi në Facebook, ka thënë se deklarata e Pacollit është totalisht e pavërtetë. Sipas saj, takimi i sotëm ka qenë i mbyllur për media meqë kështu janë dakorduar anëtarët e Komisionit bashkë me zyrën e BE-së në Kosovë.

Reagimi i plotë:

Në cilësinë e kryetares së Komisionit për Integrime Evropiane dua të shprehë shqetësimin tim lidhur me deklaratën e deputetes Fitore Pacolli pas takimit të sotëm të Komisionit për Integrime.
Takimi ka qenë i mbyllur për media meqë kështu jemi dakorduar anëtarët e Komisionit bashkë me zyren e Be-së në Kosovë.
Përndryshe ajo që e ka deklaruar znj Pacolli e them me përgjegjësi të plotë që është totalisht e pavërtetë. Takimi i sotëm është zhvilluar në frymë jashtëzakonisht pozitive dhe poashtu është thënë se ka sinjale tejet pozitive nga Brukseli në raport me liberalizimin e vizave. Kemi diskutuar lidhur me progresin në “track record” që është në duar të gjygjësorit dhe poashtu kemi biseduar se në cfarë forme Kuvendi e Qeveria mund të ndihmojnë në proces e që është procedimi dhe kalimi i ligjeve që burojnë nga MSA-ja dhe nga Raporti I Progresit për Kosovën.
Është vleresuar si hap shumë i rëndësishëm ratifikimi i demarkacionit në Kuvendin e Kosovës.