Lokale - eSIMy

Probleme me qen endacakë, duket se nuk ka vetëm Komuna e Prishtinës. 

Kohëve të fundit, një shqetësim i tillë ka ardhur edhe nga disa banorë të disa fshatrave të Podujevës.

Ditë më parë në adresë të Llapi.info, erdhën pamje nga banorë të fshatit Kërpimeh, të cilët po ndihen të shqetësuar nga prania e qenve endacakë në lokacione të ndryshme të fshatit.

Një shqetësim të tillë e ka edhe një banor i fshatit Dobratin.

Ai ka dërguar pamje në Llapi.info, teksa ankohet se përveç shqetësimit që ka për shpezët e tij, fëmijët e fshatit po ndihen të rrezikuar.

Për më shumë ndiqeni videon;